Google ADS

Kthehet në tragjedi dasma në Tetovë, plagoset me armë një grua

15:49 | 19 Maj 2017
M. A.

Mbrëmë në spitalin e Tetovës është dërguar me lëndime në këmbë 38 vjeçarja nga Reçica e Vogël, e cila ka thënë se lëndimet i ka marrë gjatë ceremonisë së dasmës në oborrin e shtëpisë së M.N.(44).

Ai duke përdor armën e markës “Zig zauer 229″ kalibër 9 mm, për të cilën kishte pasur leje për mbajtjen e armës, ka shkrepur disa plumba nga të cilat njëra prej tyre ka goditur edhe këmbën e 38 vjeçares , duke i shkaktuar lëndime serioze.

Personi i cili kishte përdorur armën është arrestuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik ai është liruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme