Shumë njerëz të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për shëndetin e tyre e kanë zvogëluar ndjeshëm bukën nga shujtat e tyre kohë më parë, sepse buka e zakonshme që ne e hamë rankohet keq në indeksin e shtypjes dhe sheqerit në gjak.
Sheqernat që zakonisht gjenden në bukën e bardhë që ne e blejmë në furrat afër shtëpisë tonë zbërthehen shpejt dhe arrijnë në gjak, duke i rritur nivelet e sheqerit në gjak dhe duke i rritur shanset tona për obezitet dhe diabetin, shkruan Men’s Health.
Por kjo është kryesisht për shkak të bukës së bardhë, e cila kushton pak por na krijon shumë dëm të cilin më pas ne e paguajmë shtrenjtë me shëndetin tonë dhe me mjekim të mëvonshëm.
Nëse nuk e keni vërejtur, tani buka me fara dhe kokrra të plota apo buka e thekrës është produkti më i preferuar i bukës për shëndet të mirë, në pothuajse çdo vend të zhvilluar në botë.
Hulumtimet e fundit nga Harvard T.H. Chan School of Public Health sugjerojnë se njerëzit që hanë 70 gramë (rreth 4 copëza) bukë me drithëra në ditë, krahasuar me ata që hanë bukë të bardhë me miell të pastër, kanë një rrezik 22 për qind më të ulët të vdekjes së parakohshme, përkatësisht 23 për qind shkallë më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, dhe një rrezik 20 për qind më të ulët të vdekjes nga kanceri.
Në listën më poshtë janë 18 nga llojet më të mira të bukës që preferohen për konsum të përditshëm, të cilat e ruajnë përveç ngopjes, na ofrojnë edhe një alternativë të shëndetshme, e cila na ruan organizmin dhe nuk na shton peshë. Në tregun tonë gjenden shumica e këtyre llojeve. Në tregun tonë, mund të gjenden disa prej këtyre llojeve, ndërsa nga përvoja e secilit prej nesh në treg, në rrjetin e marketeve të Meridian Express dhe Buka janë të gjitha këto lloje por edhe të tjera të cilat nuk janë në këtë listë.
Oberlander(Pesha: 500 gram. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, vaj bimor. Vlerat ushqyese për 100 gram – energji (kj/kcal) 946/223, yndyrë 1,1 gram)
Ciabatta(Pesha: 150 gr. Përmbajtja: miell gruri, vaj ulliri, miell special për Ciabatta, vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 985/233, yndyrë: 2,2)
Baget thekre (Pesha: 280 gr./170 gr. Përmbajtja: miell thekre 70%, miell gruri 30%, vaj bimor. Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 930/220. Yndyrë: 1,3)
Baget(Pesha: 350 gr., 150 gr., 80 gr. Përmbajtja: miell gruri, sojë, Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 1163/275. Yndyrë: 2,5)
Bukë fshati(Pesha: 2000 g. Përmbajtja: Miell gruri 51%, miell thekre 49%, miell special, vaj bimor, vaj kanole. Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 936/221, Yndyrë: 1,6,
Bukë me fara të ndryshme(Pesha: 65 gr. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, elb i pjekur, Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 713/168, yndyrë: 2,0,
Tim Malzer(Pesha: 65 gr. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, fara të përziera, fara të vajit. Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 666/158. Yndyrë: 3,4)
Bukë shtëpie:Pesha: 1000 gr. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, vaj bimor, Vlerat për 100 gr. energji (kj/kcal) 951/225) Yndyrë: 1,6)
Baget me qepë(Pesha: 350 gr. Përmbajtja: miell gruri, vaj bimor, qepë, soja, Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 1122/266. Yndyrë: 4,9.
XL Kokërr(Pesha: 500 gr.Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, 4 lloje të farërave, Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 1065/253, yndyrë: 6,2)
Bukë fitnesi(Pesha: 750 gr. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, misër, 4 lloje të farërave (fara liri, susam, Vlerat për 100 gr. Energji (kj/kcal) 865/153, Yndyrë: 2,9
Bukë dietale(Pesha: 500 gr.Përmbajtja: Miell thekre, disa lloje te farave, susam, miell gruri, mjaltë. Vlera për 100 gr: Energji (kj/kcal) 1039/247, Yndyrë: 3,4)
Volkanbrot(Pesha: 500 gr. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, vlera për 100 gr: Energji (kj/kcal), 1011/249, yndyrë, 1,8)
Bukë malësie(Pesha: e madhe 1000 gr., e vogël 500gr. Përmbajtja: miell gruri, miell thekre, vaj bimor, thartësirë e lëngshme. Vlera për 100 gr: Energji (kj/kcal) 971/229, Yndyrë, 1,6
Bukë me fara kungulli(Pesha: 65 gr.Përmbajtja: miell gruri, fara të përziera 52%, Vlera për 100 gr: Energji (kj/kcal), 1294/307, yndyrë: 11,1)
Bukë simiti(Pesha: 500 gr. Përmbajtja: miell gruri, yndyrë lajthie)
Baget Misri (Pesha: 300 gr. Përmbajtja: Miell gruri, miell misri, krip, buter)
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?