Shefi i Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh Sekretari Organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka mbajtur mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve.
Duket se tashmë ka filluar mobilizimi i Aleancës për Zgjedhjet 2017, shkruan portali arbresh.info.
Pacolli ka kërkuar që të zbatohen parimet kryesore të kësaj partie që janë vlerat liberale e demokratike, dhe kurrsesi të dalin jashtë kornizave të programit.
Në cilësinë e Kryetarit të Shtabit Zgjedhor e njëherit edhe të Sekretarit Organizativ sot mbajta mbledhjen e radhës më të gjithë kryetarët e degëve , ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së AKR-së.
“Në mbledhjen e sotme kërkova që me gjithë vullnetin e mirë të zbatohen parimet kryesore të partisë tonë siç janë vlerat liberale dhe demokratike, e në asnjë mënyrë prononcimet dhe deklaratat e përfaqësuesve tonë të dalin jashtë kornizave të programit të AKR-së”, është shprehur Sekretari Organizativ.
Ai ka thënë se strukturat e AKR-së janë duke rezultuar më të bashkuara se kurrë që në zgjedhjet e qershorit të dalin fitues.
“Aktivitet operative dhe strategjike po realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Strukturat e konsoliduara të AKR-së po rezultojnë më të bashkuara se kurrë, në mënyrë që zgjedhjet e qershorit të na sjellin fitoren e merituar. Rr.P”, përfundoi Pacolli./Arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë