Aleanca Kosova e Re ka reaguar për siç ka thënë shantazhet që po u bëhen aktivistëve të saj kohëve të fundit.
AKR e konsideron të papranueshëm presionin dhe shantazhet ndaj aktivistëve të saj, transmeton arbresh.info.
“Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte ( duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve.
Kosova është tepër e vogël që të rajonizohet sipas interesave të individëve të caktuar. Kjo përveç se është e jashtëligjshme, i shërben edhe ndarjes apo rajonizimit të Kosovës”, thuhet në reagimin e AKR-së./Arbresh.info.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...