Policia e Kosovës ka identifikuar 316 kosovarë, ndër ta dy sulmues vetëvrasës, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit për t’iu bashkuar ISIS-it, al-Nusra dhe Ahrar al-Sham.
Kështu u tha në lansimin e raportit vlerësues të perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në fjalën e tij tha se Kosova ka shënuar të arritura të mëdha në luftën kundër ekstremizmit dhe se ky rezultat vjen edhe si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me organizatat e huaja e në veçanti UNDP-në.
“Nuk është rastësisht që unë e kam pas vendos si top prioritet në agjendën time luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe kthimin e atyre vlerave të Kosovës dhe qytetarëve të saj të cilat janë me të vërtetë karakteristikë e këtij vendi dhe këtij populli….Ne e duam një Kosovë siç është, multikulturore, multietnike, multikonfeksionale… Këto janë pasuritë e Kosovës që me çdo kusht duhet t’i ruajmë”, tha ai.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo u shpreh se një çështje e rëndësishme është integrimi në shoqëri i atyre që kthehen në Kosovë pas ikjes për veprime radikale.
“Sa i përket riintegrimit, kjo për UNDP-në dhe për Kosovën është një gjë e rëndësishme. Ju mund të parandaloni ikjet, të bëni punë sociale, të bëni avokim publik por çfarë bëni me njerëzit të cilët kthehen? Në këtë studim, 63% e të anketuarve thonë se do të ndiheshin në rrezik dhe jo të sigurt dhe do të hezitonin të socializoheshin. Pra, këto janë rastet të cilat i kemi parë në Kosovë. Kur njerëzit kthehen në Kosovë ata mundohen që të socializohen por askush nuk i do ata”, u shpreh ajo.
Në këtë prezantim u konstatua se parandalimi i radikalizmit është sfida më e madhe dhe ajo çka duhet të bëhet në bashkëpunim të të gjithë akterëve së bashku.
Përfaqësuesja e UNDP-së tha se edukimi i të rinjve ka rëndësi prioritare.
“Nuk është një çështje vetëm e ministrisë, policisë apo rendit të ligjit, është një çështje se si ne i edukojmë të rinjtë dhe Kosova ka shumë njerëz të ri. Kjo ka shumë rëndësi, pasi që çdo përmirësim i kualitetit që ne bëjmë sa i përket edukimit do të ketë efekt pozitiv”, shtoi ajo.
Ndryshe, ky hulumtim synon të vlerësojë perceptimet e radikalizmit në nivel të komuniteteve në mbarë Kosovën, rolin e perceptuar të individëve, institucioneve, udhëheqësve, si dhe rolin e perceptuar të ndikimit nga mediat dhe interneti.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...