Vetëm pak ditë më parë një 16 vjeçar ndërroi jetë për shkak të mbidozës së kafeinës. Sa e çuditshme është aq dhe e frikshme, pasi kafeja është rituali i mëngjësit i thuajse të gjithë njerëzve.
Shumë të rritur, adoleshentë dhe madje edhe fëmijë përdorin pije energjie, ose kafe për të nisur ditën e tyre, për t’i furnizuar me energji pasdite, ose për t’i mbajtur natën zgjuar për të studiuar apo mbaruar një punë.
Ndërsa një filxhan kafe mund t’ju ndihmojë të zgjoheni dhe të jeni më të përqëndruar, mbidoza e kafeinës mund të rezultojë vdekjeprurëse.
Këtu janë pesë simptomat e mbidozës së kafeinës që nuk duhet të injoroni:
1. Vështirësi në frymëmarrje
Sipas studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon kafeina rrit presionin e gjakut, por ua bën më të vështirë procesin e frymëmarrjes duke mos furnizuar si duhet trurin me oksigjen. Nëse ndjeni që mezi mbusheni me frymë, mos e pini më kafen por konsumoni diçka
2. Dridhje të gjymtyrëve
Mbidoza e kafeinës shkakton dridhje të pavullnetshme të duarve. Prija e disa gotave ujë dhe të ngrënit diçka do të ndihmojë që organzimi juaj të stabilizohet.
3. Marramendje dhe ndjesia e të vjellës
Marramendja, ndjesia e të vjellës, diarreja mund të ndodhin kur trupi merr më shumë kafeina nga se duhet. Sasi të mëdha të kafeinës mund t’ju shkaktojnë dehidratim, duke shkaktuar marramendje dhe përzierje. Kafeina stimulon zorrën e trashë dhe sistemin tretës
4. Rrahje të shpejta të zemrës
Kafeina stimulon ritmin e zemrës tuaj. Për shumicën e njerëzve, ky efekt nuk është vdekjeprurës, por për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kjo gjendje mund të shkaktojë atak kardiak.
5. Pagjumësi
Një filxhan kafe në mëngjes mund t’ju ndihmojë të filloni ditën, por një filxhan kafeje në mbrëmje do t’ju lërë gjithë natën pa gjumë.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër