Google ADS

Policia britanike paralajmëron arrestimin e Julian Assange

12:17 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Policia britanike ka bërë të ditur se themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të arrestohet nëse ai e lë ambasadën ekuadoriane në Londër.

Kjo deklaratë e Policisë ka ardhur vetëm pak pasi prokurorët suedezë bënë të ditur se kanë hequr dorë nga ndjekja penale e themeluesit të WikiLeaks, transmeton arbresh.info.

Assange, 45 vjeçar ka qëndruar në ambasadë që nga viti 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi mbi pretendimin e përdhunimit, të cilën ai e mohon.

“Gjykata e Westminster lëshoi një urdhër për arrestimin e Julian Assange pas dështimit që ai të dorëzohej në gjykatë më 29 qershor 2012”, tha policia në Londër në një deklaratë për media./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme