Google ADS

Prokurorët suedezë hedhin poshtë akuzat kundër Julian Assange

11:18 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Suedia posa ka hequr dorë nga ndjekja penale e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, transmeton portali arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kabllogrambi WikiLeaks.

Vendimi u mor nga drejtori i prokurorisë së Suedisë, i cili konfirmoi se ajo vendosi të ndërpresë hetimet kundër bashkëthemeluesit të WikiLeaks.

“Kryeprokurorja Marianne Ny sot ka vendosur të ndërpresë hetimet paraprake lidhur me përdhunimin e dyshuar në lidhje me Julian Assange”, tha zyra e prokurorisë në një deklaratë, siç citohet nga Reuters.

Prokurorët suedezë do të largojnë edhe urdhër arrestin që është vendosur për Assange.

Themeluesi i WikiLeaks prej shtatë vitesh është duke u ndjekur penalisht nga Suedia për një pretendim të sulmit seksual./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme