Google ADS

Pas këtij lajmi, nuk keni për tu zgjuar më kurrë herët në mëngjes

02:15 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Shpesh thuhet se të zgjohesh në 5 të mëngjesit rritë produktivitetin. Kjo duket si një këshillë solide. Por, sipas shkencës, a është kjo e vërtetë? A është në fakt mirë të zgjoheni në 5 të mëngjesit?

Vetëm nëse jeni biologjikisht të prirë për t’u zgjuar herët, nuk duhet ta detyroni veten. Këto janë tri arsye pse:

  1. Mund të reduktojë lumturinë

Shumë njerëz të suksesshëm zgjohen herët në mëngjes për të pasur një fillim sa më të mirë të punës. Sipas neuroshkencëtarit kardian Russell Foster, nuk ka asnjë hulumtim që thotë qe të zgjohesh herët në mëngjes ju bën më produktiv. Gjithashtu nuk nënkupton se do të jeni më të pasur – pasi nuk ka ndonjë lidhje mes statusit socioekonomik dhe atyre që zgjohen herët ose vonë. Në fakt, ajo çfarë i bën njerëzit më të lumtur, është gjumi i mjaftueshëm, transmeton Gazeta Express.

  1. Është kundër natyrës suaj biologjike

Dr. Michael Breus, i njohur gjithashtu edhe si “Doktori i Gjumit”, thotë se trupi ynë është i programuar për të funksionuar më së miri në pjesë të caktuara të ditës. Këtë herë preferenca ndryshon nga personi në person për shkak se secili prej nesh kemi orë të ndryshme biologjike. Dr. Breus i ndan këto preferenca në katër kategori – Delfin, Luan, Ari dhe Ujk.

– Luanët janë kafshë të mëngjesit që zgjohen me lindjen e diellit.

– Arinjtë i përshtaten zakonit normal të gjumit, që i bie se flenë natën dhe janë zgjuar gjatë ditës.

– Delfinët nuk flenë kurrë mirë. Në praktikë, delfinët lënë vetëm gjysmën e trurit të tyre në gjumë.

– Ujqërit qëndrojnë zgjuar deri vonë natën duke punuar dhe janë më produktivë gjatë këtyre orëve.

Biologjia jonë ndikon në cilën kohë të ditës jemi më së shumti produktiv. Kështu, shumica e njerëzve nuk janë të krijuar që vazhdimisht të zgjohen në 5 të mëngjesit.

Përveç nëse jeni luan, dhe gjithsesi duhet të zgjoheni herët, mos e detyroni veten.

  1. Humbni produktivitetin

Të zgjoheni në një kohë të panatyrshme për ju mund të shkaktojë çrregullime të gjumit. Kur jeni të lodhur, humbni produktivitetin. Bëheni më irritues dhe jeni më pak funksional.

Studime të ndryshme tregojnë se pas 17 ose 19 orësh pa pushuar, njerëzit performojnë njëjtë ose më keq se dikush që ka një nivel të alkoolit në gjak prej 0.05%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme