Anëtari i LDK-së, Sokol Havolli ka thënë se i dominuari i kësaj partie bashkë me partnerët e koalicionit është shumë i përgatitur në aspektin profesional.
“Kandidati i LDK-së është mijëra kilometra larg se dy kandidatët e partive tjera”, ka thënë Havolli, njofton Klan Kosova.
“Nëse Hoti nuk ka bërë ndryshime atëherë s’di çka quajmë ndryshim”, ka deklaruar Havolli në Ora e Fundit.
Sipas tij Hoti ka shtyrë reformat e mundshme fiskale që merren shembull edhe nga vendet tjera.
“LDK është e hapur për ta zhvilluar vendin më tutje dhe kjo do të bëhet me Avdullah Hotin si kryeministër”, ka theksuar ai.
Sipas Havollit të gjithë qytetarët e dinë se LDK që do të vazhdojë me rezultate të jashtëzakonshme dhe do të jetë fituese, përballë një koalicioni që ai thotë që u bë bashkë nga paniku.
“Kurse ne arritëm një koalicion natyral”, ka përfunduar ai.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...