Havolli: Në LDK s’ka inate, nuk i ngushtohet hapësira askujt

00:30 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Duhet pritur deri të premten se kush do të jetë pjesë e listës së LDK-së si kandidatë për deputetë.

Kështu thotë anëtari i këtij subjekti, Sokol Havolli  që shton se takimi i sotëm i Këshillit të Përgjithshëm ka qenë i frytshëm, ani pse nuk u tregua përfundimisht se kush do të jetë pjesë e listës, njofton Klan Kosova.

“LDK është pretendentja kryesore për të dalë fituese, por tash ka nevojë për konsultime”.

“Ka qenë një takim shumë i frytshëm, por duhet të presim edhe pak orë. E dimë se qytetarët e presin me padurim se kush është në listë”, ka shtuar ai në Ora e Fundit.

“LDK ka kapacitete që të ofrojë kandidatura të jashtëzakonshme, ashtu siç ka pasur gjithmonë”, ka theksuar Havolli.

Havolli nuk ka bërë komente nëse Vjosa Osmani dhe disa ish-deputetë janë përjashtuar nga lista.
“Nuk jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm  dhe nuk mund të konfirmoj asgjë”.

“LDK nuk funksionon në bazë të inateve. Duhet të pyeten degët përkatëse për kandidatët që kanë propozuar”.

“LDK nuk është parti hakmarrëse”, sipas Havollit.

Ai ka thënë se kjo parti respekton normat demokratike.

“Në asnjë situatë s’ka pasur dhe s’do të ketë hakmarrje”, ka shtuar ai.

“Nuk e kemi ngushtuar veprimin e Fatmir Sejdiut. LDK është shumë e madhe dhe nuk ka synim t’ia ngushtojë hapësirën askujt. LDK është demokraci e deleguar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme