Pas 3 muajsh qëndresë mes protestuesve, kryetari i opozitës ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në çadër sot në mbrëmje. Ai tha se pas çadrës, vjen një mision i madh për shqiptarët, ai i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Ju jeni fitimtarët më të mëdhenj të kësaj qëndrese. Fitorja e kauzës është fitorja e qytetarëve. Kauza e drejtë fiton gjithnjë.
Ta dijë çdo shqiptar se koha e pritjes ka marrë fund, koha e cubave ka marrë fund, se koha e maskarenjve ka marrë fund, tani është vetëm koha e shqiptarëve”, – u shpreh Basha.
Një natë më parë, Basha dhe kryeministri Rama arritën një marrëveshje që i dha fund bojkotit të opozitës, e cila kërkonte garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Në marrëveshje, u vendos që zgjedhjet do të mbahen më 25 qershor dhe opozita do të drejtojë teknikisht 6 ministri dhe disa institucione të tjera të rëndësishme shtetërore.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?