Google ADS

Aktiviteti “Lë gjurmë për paqe”, “bashkon” Mitrovicën (FOTO)

23:13 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Studentët e Kolegjit AAB arritën ta dërgojnë fushatën e tyre edhe në veri, pavarësisht se tensionet ndëretnike në këtë zonë ende janë të shprehura. Të vendosur në sheshin “Mbreti Peter”, mirëpritën dhe bashkëpunuan me moshatarët e tyre serbë.

“Kemi ardhur të promovojnë paqe, nuk kemi pse të frikësohemi apo të mendojmë që mund të na ndodh diçka jo e mirë”, u shpreh Kastriot Hetemi.

Të rinjtë e veriut përcollën mesazhe të ndryshme për paqen.

“Paqe të gjithë njerezve në botë , “Kur nuk ka paqe zoti është i mërzitur”, kishin shkruar dy vajza serbe.

Aktivistët e fushatës “United for Peace”, të rinjtë e veriut i vlerësuan si bashkëpunues dhe paqësor.

Derisa në jug mbizotëronte tjetër atmosferë, sheshi “Mehë Uka” u mbush me paqe nga të rinjtë. Piktura, mesazhe, video e fotografi paqësore pothuajse çdo qytetar bënte me këta të rinj.

“Ne si popull kemi qenë gjithmonë paqësor, këtë po e dëshmojmë edhe sot”, tha Faton Neziri, student i Mitrovicës.
“Të shkosh qytet me qytet për të shpërndarë paqe është vërtet punë e palodhshme”, u shprehen aktivistët e fushatës.

“Aktiviteti ynë ‘Lë gjurmë për paqe’ po udhëton ne çdo qytet. Këtë rrugëtim nëpër qytete po e bëjmë me shumë dëshirë”, tha Elona Hulaj.

“United for Peace” është fushatë e dizajnuar nga studentët e Kolegjit AAB, si pjesë e projektit global “Facebook global digital Challenge”, mbështetur nga Departamenti Amerikan dhe rrjeti social Facebook.

paqe02 paqe03 paqe04

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme