Google ADS

Qeriqi flet pas aderimit në Vetëvendosje

21:40 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi sot gjatë ditës ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton arbresh.info.

Ai përmes në shkrimi në Facebook ka thënë se sot ka marrë një vendim jo të lehtë.

“Sot ka qenë një ditë jo e lehtë për mua. Nga sot kam marrë një vendim jo të lehtë,që të futem në garë politike:, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se për të është e rëndësishme që proceset shtetndërtimit të shkojnë përpara të krijohen kushte për gjenerata të reja dhe të hapen vende të reja pune.

Shkrimi i tij i plotë

Të nderuar dhe shumë të respektuar bashkëluftuar, miq dhe shokë,

Sot ka qenë një ditë jo e lehtë për mua. Nga sot kam marrë një vendim jo të lehtë,që të futem në garë politike. Gjatë këtyre viteve të kaluara jam përballur me shumë sfida kërcënime burgosje,lëndime,trupore dhe pengesa,krejt këto i kam bërë vetëm e vetëm që veteranët e luftës të UÇK-së ti gëzojnë të drejtat e tyre ligjore,për kontributin, sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk ka qenë e lehtë që të arrihet një ligj për kategoritë e luftës të UÇK-së, kjo është arritur me një presion të vazhdueshëm,që u kemi bërë institucioneve të republikës të Kosovës.

Misioni ynë ka filluar në vitin 2009,nga ky vit është dashur që të protestojmë dhjetëra herë,të organizojmë greva dhe aksione të ndryshme, vetëm e vetëm që veteranët e UÇK-së të trajtohen me ligj. Nga ky presion,përfundimisht veteranët filluan që ti gëzojnë të drejtat e tyre ligjore,kjo ndodhi në fundëvitin e 2015.

Ne as atëherë nuk Ishim të kënaqur me këto pensione,sepse kërkonim që veteranët të gëzojnë pensione më të dinjëtetshme dhe më meritore. Personalisht e respektoj qëndrimin,apo bindjen e juaj politike,nuk dua të ndikoj tek asnjëri prej jush,në orientimin tuaj,dua që tu respektoj secilin nga ju,pavarësisht bindjeve të ndryshme politike të cilat mund ti kemi. Per mua do të mbeteni gjithmon të nderuar dhe të respektuar. Në fillim e përmenda që nuk ishte I leht vendim I sotshëm,por në anën tjetër ndihem shumë i lumtur,sepse këtë vendim e kam marrë pa asnjë kusht.

Nuk është aspak e rëndësishme për mua se a do të mundem ta kaloj këtë garë,per mua është e rëndësishme që proceset e shtetëndërtimit të shtyhen përpara,të krijohen kushte për gjeneratat e reja,në mënyrë që të punohet për hapjen e vendeve të reja të punës.

Shteti ynë dhe qytetarët e vendit po përballen me shumë probleme per jetës,gjatë kësaj kohe dhe gjatë shumë takimeve që kam pasur me qytetarët e vendit,me kategori të ndryshme,kam vrejtur një dëshprim ekstrem të tyre,kam vrejtur një humbje të shpresës.

Institucionet e Kosovës nga përfundimi I luftës e deri me sot kanë degraduar gjithçka,me qëllimin e vetëm që të pasurohen per veti. Përmes procesit të privatizimit këto institucione e kanë shkatërruar gjithë ekonominë e vendit,poashtu shteti i Kosovës do të paguaj miliona euro,siq është rasti i pasaportave,postë telekomit dhe shumë të tjera.Per të gjitha këto dështime dhe dëmtime që ju janë bërë shtetit,mendoj se dikush duhet të jap llogari.Besoj që me një përkushtim të madh dhe me një pune serioze do të arrijmë që gjeneratave të reja tu krijojmë kushte dhe vende të reja të punës,në mënyr që rinia e Kosovës të punojn dhe të kontribojn në vendin tonë.Të. gjithë jemi dëshmitar,se shumë të rinjë dhe të reja,pleq gra e fëmij,janë sakrifikuar dhe flijuar per lirinë të cilen po e gëzojm sot.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarët e saj I dhanë goditjen më të fuqishme makinerisë dhe regjimit okupues serb. Ishte një sakrificë e madhe për ta arritur lirinë, shumë eprorë e ushtarë ranë në beteja të ndryshme,shumë të tjerë I humbën gjymtyrët e trupit,shumë veteran dhanë gjithqka nga vetja e tyre që sot të jetojmë të lirë.

Gjatë luftës të fundit shumë civil u masakruan nga forcat serbe,poashtu edhe pse kanë kaluar 17 vite prej përfundimit të luftës,kemi edhe mijëra vëllezër dhe morra të zhdukur.Të gjitha këto familje meritojnë një respekt dhe një trajtim me të dinjëtetshëm.E thash që sot e morra një vendim të vështir,këtë vendim e morra nga dëshpërimi i madh që kisha në qeveritë e kaluara. Po ju premtoj secilit veteran se do të bëjë gjithçka që kjo kategori të trajtohet dinjëtetshëm nuk do të kursej asgjë nga vetja ime në këtë drejtim. Jam i bindur se ndryshime pozitiv në këtë vend do të vie me Lëvizjen VETËVENDOSJE.Me respekt XH Q.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme