Legjenda spanjolle, Xavi dëshiron që “Zonja e Vjetër” të triumfoj ndaj Real Madridit në Cardiff, por jo për shkak të afinitetit të tij me gjigantin katalunas.
Kur Xavi, i cili fitoi katër herë Ligën e Kampionëve te Barcelona, deklaroi se dëshiron që Real Madridi të humbas finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve në Cardiff më 3 qershor, të gjithëve iu ka shkuar në mendja te lidhshmëria e tij me “Blaguranët”, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Por, mesfushori 37-vjeçar, i cili aktualisht është duke kontribuar te Al Sadd SC në Qatar, dëshiron që ‘Los Blancos’ të humbin për hir të yllit të Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve në karrierën e tij të ilustruar.
“Mendoj që Juventusi do ta fitoj Ligën e Kampionëve. Dua që ata ta bëjnë këtë për Gigi Buffonin”, tha mjeshtri i mesfushës.
Lexo edhe: Goli nga Lionel Messi në vitin 2010 që “çmendi” të gjithë Barcelonën (VIDEO)
Gianluigi Buffon ka arritur në finale të këtij turneu dy herë me Juventusin, një herë në vitin 2003 kur u mposhtën në penalti kundër Milanit dhe në vitin 2014 kur Barcelona i deklasoi ata duke triumfuar me rezultat 3 me 1./arbresh.info
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...