Një program elektoral me tone të ashpra ka qenë ai i publikuar nga kryeministrja britanike Theresa May, në prag të votimeve të 8 qershorit.
Në parullë vihet fuqishëm theksi tek “Brexit”, opsioni aq i dëshiruar nga kryeministrja konservatore, si dhe tek premtimi për t’i dhënë fund qarkullimit të lirë dhe atij për reduktimin e hyrjeve të të huajve në Mbretërinë e Bashkuar nën 100 mijë njësi në vit, objektiv i paarritur në vitet e mëparshme të qeverisjes së konservatorëve.
Një tjetër argument dominant është ai social, në fokus edhe të laburistëve dhe liberal-demokratëve, që parashikon eleminimin e përfitimeve për pensionistët për të financuar ndërhyrjet në asistencën publike.
May pretendon se dëshiron të vijojë të vërë rend në sistemin e mirëqënies të krijuar nga laburistët, por duke riorganizuar rregullat për të moshuarit. Dhe për këtë, në shtypin britanik nuk kanë munguar polemikat.
“The Guardian” dhe “Times” nënvizojnë se masat e propozuara mund të çojnë në dëmtimin e mijëra pensionistëve të klasës së mesme.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj