Anestezisti Tefik Zhurda, që tentoi vetëvrasjen pas komplikacionit të rrallë hipetermia malinje, që i ndodhi me pacienten 15-vjeçare Blerta Pepa, vijon të jetë në koma në gjendje të rëndë shëndetësore.
Stafi i Spitalit të Traumës po shikon edhe mundësinë e dërgimit të tij jashtë vendit, për një mjekim më të specializuar, si pasojë e dëmtimeve që kanë i shkaktuar preparatët e anestezisë, që 53-vjeçari i injektoi vetes në kushtet e një shoku psikologjik.
Kolegët e Zhurdës thonë se rasti ti tij është një fatkeqësi që mund t’i ndodhë kujtdo dhe sipas tyre, në Shqipëri presioni është i papërballueshëm nga frika e hakmarrjes.
“Shyqyr që nuk më ndodhi mua. Të kesh në duar një fëmijë në lule të rinisë dhe të mos keshë mundësi t’i bësh gjë… Kam përfyturuar pozitën e Tefikut dhe presionin që do ushtrohej ndaj mjekve dhe edhe unë do jepja veten kokë më kokë pasi nuk mund të jetoj me kokën prapa nga frika për fëmijët e mi, pasi siç e dimë, në kemi traditën e hakmarrjes”, thotë mjeku anestezist Apostol Vaso.
Megjithëse të dhënat e para nga mjekësia ligjore konfirmojnë komplikacionin hipetermia malinje dhe përdorimin e medikamentit dantolen, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 mjekët që asistuan operacionin./Top Channel
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen