Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Liverpooli ka shtruar një ofertë prej 64 milionë funta për të nënshkruar me Kylian Mbappen.
Mbappe është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në botë pas një sezoni sensacional te Monaco, transmeton portali arbresh.info. 18-vjeçari ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet duke i ndihmuar Monacos të fitoj gjithashtu titullin e parë në Liga 1 pas 17 viteve duke shënuar një super gol mbrëmjen e kaluar në fitoren 2 me 0 ndaj St Etiennes.
Lexo edhe: Goli nga Lionel Messi në vitin 2010 që “çmendi” të gjithë Barcelonën (VIDEO)
Real Madridi dhe Manchester United thuhet se të dy kanë shfaqur interesim të madh në transferimin e Mbappes. Por, Liverpooli është bërë klubi i parë që ka shtruar ofertë formale për adoleshentin sensacional, të paktën kështu raporton ‘Marca‘.
Megjithatë, gazeta e lartpërmendur spanjolle raporton se oferta prej 64 milionë funta e shtruar nga Liverpooli është refuzuar menjëherë nga Monaco. Kampioni i Francës ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shes Mbappen këtë verë duke thënë gjithashtu se vlera e tij tejkalon shumën prej 100 milionë funta.
Pas titullit të fituar mbrëmë në ligë, Mbappe ka lënë të kuptohet gjithashtu se mund të vazhdoj qëndrimin te skuadra franceze.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
“Për vitin e ardhshëm, unë iu premtoj një sezon edhe më të mirë. Ne gjithmonë duhet të vendosim qëllimet sa më lartë përndryshe ne nuk zhvillohemi”, ka thënë Mbappe pas fitores ndaj St Etiennes.
“Jam shumë i lumtur. E kam dashur titullin në Liga 1 që nga fillimi dhe tani gjithçka përfundoi”, shtoi ai./arbresh.info
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...