A do të jetë pjesë e listës për deputet të LDK-së Fatmir Sejdiu?

18:37 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka refuzuar të futet në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Burime të AktivPressit të afërta me Sejdiun, kanë konfirmuar se këtë vendim ai e ka marr për arsye personale, të cilat mund t’i shpalosë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Sejdiu është treguar kritik rreth shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK- në, prejse kjo parti udhëhiqet nga Isa Mustafa.Ai ka qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme