Evoluimi i Lionel Messit deri në njërin nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave mund të atribuohet tek një numër i madh faktorësh, por ajo që e dallon atë nga të tjerët është aftësia e tij për driblime.
Pavarësisht të qenurit njëri nga golashënuesit më të mirë, reprezentuesi argjentinas posedon një aftësi të pakrahasueshme për kontrollimin e topit dhe një shpejti marramendëse kundrejt mbrojtësve, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Zbulohen kërkesat e Lionel Messit për të nënshkruar kontratë të re
Ndoshta shembulli më i famshëm i këmbëve të shpejta të Lionel Messit u tregua në ndeshjen kundër Getafes në ‘Copa Del Rey’ në sezonin 2006/07, kur ai shënoi një gol të ngjashme si Diego Maradona në Kampionatin Botëror 1968.
Messi, pasi mori topin nga gjysma e fushës duke mposhtur të paktën pesë mbrojtës, kaloi edhe portierin dhe shënoi në një portë të pastër. Reagimi i bashkëlojtarëve të tij tregonte gjithçka. Derisa Messi po festonte golin, Eidur Gudjohnson, Deco dhe Samuel Eto’s të gjithë kishin duart e vendosura në kokë.
Në vitin 2010, Lionel Messi prodhoi njërën nga golat më të “çmendura” të krijuar dhe shënuar i vetëm duke tronditur kështu të gjithë ata që ishin në bankinë te Barcelona, përfshirë Thierry Henryn.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Në videon më poshtë duke filluar nga minuta 3:13 mund të shihni 29-vjeçarin duke tejkaluar çdo pengesë për të arritur deri të goli i jashtëzakonshëm./arbresh.info
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?