“Gjeniu i vogël” mbetet pa shtëpi, jeta e vështirë e vajzës së talentuar nga Shkodra

17:14 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Marjana Begu është vogëlushja që mahniti publikun shqiptar teksa këndonte në skenën e teatrit të televizionit “Klan”. Ajo u shpall “Gjeniu i vogël” një vit më parë e me siguri prej atëherë ka nisur të ëndërrojë për të ardhmen, si këngëtare e madhe. Por ëndrrat për vajzën e talentuar nga Shkodra janë shumë larg.

Më shumë sesa një këngë e një promovim të mirë, ajo në këtë moment kërkon një çati mbi kokë. Televizioni lokal i Shkodrës “TV1 Channel”, ka realizuar një material që shfaq jetën e vështirë të Marjanës dhe familjes së saj.

Nëna e artistes shprehet se shumë premtime i janë bërë nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, por ato kanë mbetur vetëm premtime.

https://www.facebook.com/tv1channel.tv/videos/10154638032292965/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme