Vuçiqit do t’i pengonte Ramush Haradinaj si negociator në Bruksel

15:46 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri dhe njëherësh president i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, edhe pse për gjithçka është dakorduar në Bruksel, edhe katër vjet që nga atëherë ende nuk është formuar.

Ai tha se duket që nuk ka kurrfarë vullneti nga Prishtina për formimin e Asociacionit dhe se serbët do të thirren në marrëveshjen e Brukselit, dhe mbetet që çështja se si ajo do të zbatohet nga të tjerët.

Vuçiq ka thënë se është poshtëruese për BE-në para se gjithash që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të jetë pjesë e delegacionit të Prishtinës në dialogun në Bruksel dhe konsideron se BE-ja nuk mund ta lejojë këtë.

Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është kandiduar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, që u arrit në orën e fundit të paraparë nga KQZ-ja për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Haradinaj ka vazhduar të mbajë qëndrim kundër Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, madje e ka quajtur atë ‘Zajednicë’ menjëherë, një ditë, pasi u kandidua për kryeministër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme