Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, në seancën e së enjtes u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për mashtrim në subvencione dhe ushtrim të ndikimit.
Ndërkaq, i akuzuari tjetër në këtë rast, Bajram Gashi deklaroi se i pranon veprimet e tij, por nuk e ndien veten fajtor për veprën penale “mashtrim në subvencione”
Deklarimi i dy të pandehurve u bë në shqyrtim fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drita Hajdari.
Gjyqtari i çështjes, Vesel Ismajli i njoftoi palët se brenda afatit të lejuar ligjor kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua të mbahet me 28 qershor në ora 9:30.
Sipas aktakuzës, Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro. Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.
Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, të njëjtit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. Gjithashtu të akuzuarit e lartpërmendur janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale t’ia kompensojnë shumën prej 22.900.00 euro, si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749.00 euro./BetimipërDrejtësi/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...