Google ADS

Rrotullohet autobusi i turistëve, 18 të lënduar

14:53 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Një autobus që transporton turistë rusë është përmbysur në provincën Mugla të Turqisë jugperëndimore, njoftojnë mediat e vendit.

Deri në 18 vetë u plagosën në aksident dhe 16 prej tyre janë shtetas rusë, transmeton portali arbresh.info.

Të lënduarit u dërguan në spitalet e provincës Mugla.

Autobusi po mbante turistë në provincën Denizli, ku ndodhet qyteti antik i Hierapolis dhe burimet e nxehta të qytetit të Pamukkales, një atraksion turistik popullor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme