Kombet e Bashkuara thanë se edhe 200,000 civilë mund të ikin nga Mosuli pasi luftimet në këtë qytet të Irakut janë intensifikuar.
“Numri i njerëzve që po zhvendosen është i madh. Po bëhet gjithnjë e më vështirë për t’iu siguruar civilëve ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme”, tha koordinatorja për çështje humanitare e OKB-së, Lise Grande.
Afro 700,000 njerëz tashmë janë zhvendosur nga Mosuli, pasi në tetor forcat ushtarake kanë nisur një operacion të madh për rikthimin e kontrollit të qytetit nga grupi militant Shteti Islamik.
Të mbështetura nga një koalicion që udhëheq SHBA-ja, forcat irakiane kanë dëbuar militantët nga pjesa më e madhe e Mosulit, por ata mbeten ende në disa qarqe perëndimore, përfshirë Qytetin e Vjetër.
Grande tha se banorët po largohen “në kushte shumë të vështira” dhe se shumica prej tyre nuk kanë ushqime, qasje në ujë të pastër dhe në barna.
Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve në verë të vitit 2014.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...