Blerim Shala zyrtarisht në PDK, thotë se do të jetë vetëm anëtar i partisë

13:55 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-gazetari dhe ish-deputeti, Blerim Shala ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës.

Aderimi u bë në një konferencë të përbashkët për media me liderin e kësaj partie, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.

Shala ka thënë me këtë rast se do të përpiqet të kontribuojë si pjesë e PDK-së në rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk i është premtuar ndonjë post i rëndësishëm por se ka aderuar në PDK vetëm si anëtar.

Ndërkaq, Veseli tha se ndihet i nderuar me prurjet e fundit në PDK.

Ai ka kritikuar partitë e tjera duke thënë se partia e tij ka koncept të vendimarrjes dhe vizion ndërkaq partitë tjera e njohin sovranitetin e Kosovës vetëm kur u duhet./Arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme