Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se kjo lëvizje nuk ka arritur të krijoj marrëveshje me LDK-në pasi kjo e fundit kishte qëllime të tjera në këto zgjedhje.
Ymeri, në një konferencë për media tha se qëllimi i Vëtevendosjes është luftimi i klanit “Pronto” dhe Kadri Veselit ndërkaq siç tha ai, LDK kishte për qëllim që të bënte të njëjtën gjë, shkruan arbresh.info.
“Po ta kishin hallin për largimin e klanit Pronto dhe Kadri Veselit natyrisht se do të bënim marrëveshje mirëpo ata nuk ishin të interesuar për këtë gjë, ishin më shumë të interesuar se si të ruhej LDK-ja dhe jo Kosova”, tha Ymeri.
I pyetur se a është e vërtetë që LDK e Vetëvendosje nuk kanë arritur të merren vesh për postin e kryeministrit, Ymeri tha se anjëherë nuk kanë diskutuar me LDK-në për këtë post.
Ymeri i ka quajtur koalicionet e krijuara deri më tani, koalicione të natës dhe panikut.
Sipas tij, vetëm Lëvizja Vetëvendosje mund të sjellë ndryshime në Kosovë dhe ta ruajë sovranitetin e saj./Arbresh.info.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...