Google ADS

Shala e konfirmon, i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës

13:03 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-gazetari, Blerim Shala, sot zyrtarisht do të bëhet pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shala e ka konfirmuar për Arbresh.info se do të aderoj në partinë e Kadri Veselit.

Dy vite më parë Shala është larguar nga AAK ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar.

Aderimet e pjesëtarëve të mediave dhe shoqërisë civile në parti poitike janë bërë të shpeshta në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Sot në LDK ka aderuar eskperi i ekonomisë, Lumir Abdixhiku ndërkohë që një ditë më parë po në këtë parti ka aderuar edhe pjesëtari i shoqërisë civile dhe analisti politik Driton Selmanaj.

Ndërkohë para disa javësh, gazetarja Arbana Xharra pati aderuar në PDK e analisti Halil Matoshi në AAK./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme