E zë rryma në dush, humb jetën 20 vjeçari shqiptar

12:27 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tetovë rreth orës 21, pasi një i ri nga Shqipëria me inicialet A.L. 20 vjeç, ka humbur jetën gjatë momentit kur ishte duke bërë dush.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Drenovec-Poroj”, ndërsa sipas dëshmisë së shokëve, mësohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

Shokët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. /albeu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme