Paketimet katrore janë të shkuara dëm dhe shumë pak funksionale. Ky duhet të ketë qenë mendimi që shtyu Apple të ideojë një paketim të rrumbullakët për pica.
Mbajtësja prej kartoni e picave të Apple është e rrumbullakët dhe e studiuar në detaje.
Ky paketim është ideuar rreth 7 vjet më parë nga Apple dhe aktualisht përdoret në kafenenë e kësaj kompanie, njofton TechSot.al.
E regjistruar në vitin 2010 dhe e publikuar në vitin 2012, patenta përshkruan një mbajtëse rrumbullake me material ekologjik dhe rezistues në të njëjtën kohë, me disa vrima në kapak për të shmangur lagështinë.
Gjithashtu kutia Apple e picave ka dhe unaza me vrima në pjesën e poshtme për t’i dhënë ajër bazës së picës.
Të gjitha këto detaje janë menduar për të lehtësuar shpërndarësit e picave dhe për të krijuar më shumë mundësi dhe vende ku mund t’i mbështesim ato.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...