Partia Ekologjike e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Kryetari i kësaj partie, Arif Krasniqi ka dhënë arsyet se përse është marrë ky vendim, shkruan arbresh.info.
Sipas Krasniqit, Partia Ekologjike është shpërfillur për vite të tëra nga qeveritë e Kosovës duke mos miratuar shumë ligje të rëndësishme për të cilat kjo parti ka zhvilluar aktivitete.
“Partija Ekologjike e Kosovës nuk dëshiron të jetë pjesë e subjekteve të papërgjrgjëshëm dhe të merrë “shuplaka” publike nga populli për mosrespektimin e Kushtetutës e Ligjeve dhe të jetë pjesë e marrëdhënieve të acaruara dhe të incidenteve që pa krijojnë falangat e partive politike të veshur me imunitet e me pandëshkueshmëri ligjore, dhe të rreshtohet me kuadrot të paafta të partive që vetëm bërtasin për zgjedhje të lira e të ndershme, që afirmohen si strateg të krimit ndaj mjedisit, ekologjis dhe të rënimit e zhvillimit të Kosovës.Thjesht, Partia Ekologjike e Kosovës nuk dëshiron të jetë si “ishull në detin e trazuar”, thuhet në një deklaratë për media të Krasniqit.
Ai ka shtuar se Partia Ekologjike e Kosovës do të vazhdojë kauzën e sa për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të mposhtur keqëpërdorimet, papërgjegjësit e frikën dhe do të angazhohet për kauzën që do të japi shpresë qyteatrëve të Kosovës së dëshpruar./Arbresh.info.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët