Lideri i grupeve “Soundgarden” dhe “Audioslave”, Chris Cornell ka vdekur në moshën 52 vjeçare, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e këngëtarit, transmeton arbresh.info.
Në një deklaratë të lëshuar për Associated Press thuhet se Cornell ka vdekur të mërkurën mbrëma në Detroit.
Familjarët e tij kanë thënë se vdekja e tij ka qenë e papritur dhe e befasishme.
Disa orë para se të vdiste, Cornell ka performuar me grupin “Audioslave” në Detroit.
Cornell ishte një prej zërave më të fuqishëm në skenën ndërkombëtare dhe ka lënë pas shumë hite./Arbresh.info.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...