Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje partive politike që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë t’i mbështesin ata persona të cilët nuk janë të njollosur me afera korruptive.
Sipas Ambasadës së SHBA-së kandidatët e partive politike duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët e vendit, duke përfshirë femrat dhe të rinjtë.
Më tutje Ambasada Amerikane, duke mos dashur t’i komentojë koalicionet e fundit të arritura në vend, u ka dërguar një porosi të gjithë kandidatëve që ta ndjekin thirrjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy për të punuar për vendin dhe qytetarët e tij.
Ndërkohë duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit SHBA-ja pret që ato t’i përmbushin standardet evropiane.
Në zgjedhjet jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor në listat për deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet që të kenë edhe kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin. Kjo për faktin se Kosova ende nuk ka një ligj apo kod të mirësjelljes, i cili ua ndalon personave të cilët janë nën hetime apo kanë aktakuza të kandidojnë për deputetë.
E rreth këtyre problemeve dhe pastrimit të listave të partive politike jo rrallë herë kanë reaguar ambasadat e huaja në Prishtinë.
Në një prononcim për gazetën “Zëri” edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes zëdhënëses Michelle Schohn, u ka bërë thirrje partive politike që t’i mbështesin kandidatët e pakorruptuar.
Osmani: Zbardhja e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit është ...
New York Times: Shqipëria do të krijojë “Vatikanin” e bektas...
Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rrit...
Drita konfirmon lëndimet e rënda të dy lojtarëve, humbin gat...
“Nuk ka gjë më të vështirë sesa të jetosh si refugjat në qyt...
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botër...