Vriten gjashtë militantë të PKK-së në Turqi

08:59 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Gjashtë militantë të PKK-së janë vrarë në një sulm ajror në provincën juglindore të Hakarit, bëjnë të ditur autoritetet, raporton Anadolu.

Terroristët u lokalizuan gjatë një operacioni të përbashkët të xhandarmërisë dhe forcave të policisë në zonën rurale të fshatit Kavakli, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit të provincës, transmeton portali arbresh.info.

PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – rifilloi një fushatë të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme