Anëtari më i ri i Nismës tregon se a do të largohet nga partia

08:28 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Anëtari i Nisma për Kosovën Avni Tafili sot do të zyrtarizojë  vendimin për largim ose jo nga partia në të cilën posa ka aderuar, shkruan Arbresh.info.

Ai në një përgjigje dhënë Arbresh.info ka thënë se nëse Nisma për Kosovën nuk largohet nga PDK-ja ai  do të largohet.

“Qëndrimi im ndaj koalicionit me PDK-në  nuk ka ndryshuar, jam kundër, nëse Nisma nuk del nga ky koalicion, dal unë nga Nisma, meçe  mundësitë për të dalë janë shumë të vogla, atëherë mundësitë  janë shumë të mëdha për dorëheqjen time nga Nisma.

Gjatë ditës së sotme ai pritet ta bëjë të ditur vendimin e tij.

Kujtojmë se ai si një kundërshtar i këtij koalicioni, kishte paralajmëruar aderimin tek Lëvizja Vetëvendosje./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme