Google ADS

Ronaldo ka këto fjalë pas fitores që mund ta sjell titullin

08:07 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur pas fitores ndaj Celta Vigos me rezultat 1:4.

Portugezi i cili në këtë takim u pyete për rastin e humbur, ku tha se është normale, por gjithashtu tha se ndaj Malagas mendojnë vetëm për fitore.

“Jam njëri, edhe unë mund të dështoj. Shënova golin e parë i cili ishte mjaft i vështirë, edhe të dytin, por humba atë. Ndodh”.

“Zidane e ka menaxhuar shumë mirë këtë. Ai më ndihmoi shumë këtë sezon duke më pushuar dhe duke më mbajtur të freskët. Të shkojmë në Malaga për të fituar. Është një objektiv. E dimë që ata kanë ekip të mirë, por ne jemi Real Madridi dhe duam të bëhemi kampion”.

“Jam i kënaqur që po arrij të ndihmoj ekipin t’i afrohemi titujve dhe të fitojmë ndeshje. Duhet të fitojmë të dielën”, ka thënë Ronaldo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme