Google ADS

Qytetet e Shqipërisë ku vajzat martohen në moshën 13 vjeç

07:05 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Srudimi më i fundit i bërë nga observatori  për të drejtat e fëmijëve tregoi se në rrethe si Korça dhe Vlora, janë martuar vajza në moshën 13 vjeç ose më herët.

“Këto martesa ndodhin kryesisht në zonat rurale , kryesisht në familjet e varfra dhe ndodhin atje ku çdo limit i dijes ka përfunduar në injorancë. Nën 18 vjeç quhesh fëmijë, ke shumë hendeqe dhe nevojë për mbrojtje, pavarësisht se fiziku jot mund të jetë në një gjatësi të konsiderueshme” shprehet Elma Tërshana, drejtuese e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve “Psikologjikisht , ose faza e zhvillimit të tyre përqëndrohet në identitet, krijimi i identitetit të tyre dhe në momentin që ata vendosen pranë një partneri, them vendosen se në të shumtën e rasteve janë të konfuzuara, ndaj është edhe ajo fazë, e cila është identitet kundrejt konfuzionit të roleve, shkruan Psikologjia.

Pra, është një fazë zhvillimi që duhet të jetë nën kontroll të prindërve, të shoqërisë, të shkollës dhe në këtë moment kjo vajzë del nga këto tre komponentë të rëndësishëm dhe shkon diku tjetër ku nuk di çfarë e pret, nuk di çfarë kërkon dhe nuk di se çfarë do të bëhet me të në të ardhmen.

Rreth moshës 25-30 vjeç kur ata tashmë janë adulte ndodhen përballë një familje, ndodhen përballë një personi dhe ngrenë 1001 pikëpyetje dhe këtu lind ajo tërheqja . Ata nuk e ndjejnë më veten gra të vlerësuara, sepse së pari nuk e vlerësojnë vetë këtë marrëdhënie, shpeshherë bien pre e dhunës së familjes, pra e gjithë kjo që ne dëgjuam është një histori dhe situatë konfuze. Pse? sepse në atë moshë të hershme, kur është vendosur kjo marrëdhënie, ata nuk kanë arritur të vendosin identitetin e tyre”, thotë psikologia Oriola Pamuri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme