A e kujton Genc Prelvukaj ish gruan dhe a ka diçka të re tek ai?

00:50 | 18 Maj 2017
Trina Galanxhi

Të gjithë e njohin Genc Prelvukajn, liderin e grupit “Etno Engjujt”, që tashmë po njihen si “Etno “. Genci është ndër reperët e parë të industrisë muzikore në vend.

E, ndonëse po i afrohet të 40-tave, Prelvukaj ende nuk po i ndahet repit, ketij zhanri që konsiderohet për të rijnë.

Babai i Gjinit, ndonëse i suksesshëm e i pashëm, ende është “single”. Që nga divorci me Arta Arifin, më nuk ka krijuar asnjë lidhje serioze. Media nuk ka mundur të gjejë një emër femre që paraqet rëndësi të madhe për këngëtarin, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht, është përfolur disa herë për romanca, por asgjë e konfirmuar.

A thua, mendon ende për ish gruan?

Genc Prelvukaj ka folur në “Kosovare” edhe për atë se a beson ai në dashurinë e përjetshme:

“Së fundmi e kam pasur një luhatje seriozisht, dyshim mbi dashurinë që zgjat gjithë jetën. Megjithatë ende besoj, por jo me intensitetin që kisha besuar dikur. A ka diçka të re te Genci ?

Çdo gjë qetë dhe pa të reja që mund të veçohen”, thotë reperi, duke shtuar se për momentin nuk ka asgjë të re në jetën e tij sentimentale.

Me gjasë Gjini simpatik do të bëjë më shpejtë se Genci femër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme