Çka thotë Xhavit Haliti, a do të ketë deputetë e ministra me aktakuza?

00:29 | 18 Maj 2017
Trina Galanxhi

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk e di, nëse në rast se koalicioni AAK-PDK-NISMA do të jetë fitues, se a do të ketë në lista deputetë dhe ministra për të cilët janë ngritur aktakuza.

“Nuk e di se kush do të jetë ministër nga PDK, është tkurrur numri i ministrave dhe i deputetëve”, tha Haliti.

“Nuk mund të them a do të ketë njerëz me aktakuza, varet prej partive si do të vendosin”.

Haliti në Ballë për Ballë të Klan Kosovës po ashtu tha se nuk e di nëse do të jetë pjesë e listës zgjedhore pasi që ende nuk është diskutuar, por nuk dyshon në këtë.

Ai tha se do të jenë bashkëpunues sa i përket çështjes dhe beson se akoma mund të jetë në politikë, jo vetëm për vete por edhe për interesat e vendit.

“Nëse duhet lëshuar rrugë, nuk kam ndonjë problem, partia është e madhe, Kosova është edhe më e madhe, nuk ka ndonjë kundërshtim, çfarëdo vendimi të marrin organet e partisë”, shtoi Haliti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme