Ndërsa Rama dhe Basha janë bashkë në një takim kokë më kokë të kërkuar nga Rama, ka disa pandehma që mbase kanë jetë të gjatë sa dalin ata nga takimi. Por që ja vlen të bëhen. Për të nxitur diskutimin tek ata që mezi presin se çdo të thuhet prej tyre.
Është krejt e sigurt se tensioni mes palëve ka kohë që ka rënë, pavarësisht se në distancën çadër-kryeministri, palët tallen, shpotisin, apo sulmojnë agresivisht njeri tjetrin. Kjo u duk nga episodi komik që Rama i rezervoi Bashës dhe që Basha reagoi mirë, ndërsa ai po fliste për çështjen e katolikëve në një përgjigje të përgatitur mirë, pas polemikave për intervistën në Standard. Dhe ky është lajmi i mirë. Ky lajm i mirë është pjesë e një lajmi tjetër të mirë. Prej disa kohësh liderët e dy partive kryesore takohen me njeri tjetrin dhe kjo nuk kishte ndodhur. Imagjinoni, Basha refuzoi të takonte Ramën me ndërmjetësinë e McAllisterit. Dhe u detyrua ta takonte me presidentin si ndërmjetës. Por ndërsa takimet e mëparshme kanë qenë me ndërmjetës, ky i radhës u bë pa asnjë Kokë më kokë. Në selinë e Kuvendit. Kjo bën xhelozë shumë palë :europianët, Berishën, Ilir Metën, etj, etj.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...