Monaco fiton titullin e parë në ligë pas 17 viteve (VIDEO)

23:09 | 17 Maj 2017
Arbresh Info

Monaco ka rrëmbyer titullin në Liga pas fitores në Saint Etienne mbrëmjen e mërkurës.

Skuadra e Leonardo Jardim i dha fund epokës së Paris Saint Germain, të cilët fituan katër tituj radhazi në ligë që nga edicioni 2012/13, shkruan portali arbresh.info. Monaco ka fituar titullin e parë në Liga pas 17 viteve.

Kylian Mbappe ishte autori i golit të parë para se Valere Germain të shënonte për 2 me 0 në minutën e tretë të kohës shtesë. Monaco tani ka 92 pikë, ndërsa Paris Saint Germain ka 86 me asnjë shans për të arritur rivalin francez.

Ndryshe, ky është titulli i parë i Monacos që nga sezoni 1999-2000./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme