Në fillim Italia, e tashmë edhe Gjermania. Sa herë që zhvillohen mbledhje të rëndësishme, siç janë samitet e G7-s apo G20-s, shteteve organizatore, për shkak të rritjes së domosdoshme të masave të sigurisë, u duhet të rikthejnë përkohësisht edhe kontrollet në kufi.
Nëse Italia e pezulloi marrëveshjen e “Schengen”-it deri në fund të këtij muaji, për shkak të shqetësimeve për sulme të mundshme nga grupe “antagoniste”, kjo u bë sepse në Taormina të Siçilisë, në datat 26-27 maj do të zhvillohet samiti i G7-s.
Ndërkohë, Gjermania do të rivendosë kontrollet e sigurisë në pikat kufitare për të siguruar se, samiti i G20-s që do të mbahet në Hamburg në datat 7-8 korrik, të mos cënohet nga faktorë të jashtëm terroristë.
Lajmi nga Gjermania u bë i ditur këtë të mërkurë, me zëdhënësin e ministrit të Brendshëm që tha për “Die Welt” se kontrollet do të fillojnë përpara dhe do të vazhdojnë gjatë samitit.
Detaje specifike mbi periudhën e pezullimit të marrëveshjes së “Schengen”-it apo vendet se ku do të zhvillohen më rreptësisht kontrollet kufitare do të shpallen sapo kjo masë të hyjë në fuqi, për t’iu ndaluar njerëzve që të ndërmarrin udhëtime të mëhershme për t’iu shmangur këtyre masave.
Thomas de Maiziere, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, ka informuar Komisionin Europian, Këshillin e BE-së, vendet e BE-së dhe qytetin e Hamburgut mbi këto plane.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...