Nga Elbasani, ku ka zhvilluar një takim me gratë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kriza politike është një krizë e brendshme e Partisë Demokratike.
“Jemi mësuar të shohim përplasje dhe kriza, që në shumicën e herës janë krijuar nga vetë partitë, nga vetë elitat politike të tyre, që flasin për popullin gjithë ditën por që shumë pak mendojnë për të dhe shumë më pak bëjnë për të”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë ka theksuar se, sot jemi në fazën përmbyllëse të një krize, që një parti e krijoi, sipas tij, artificialisht.
“Kjo parti, e madhe dhe alternativë qeverisëse, e nisi krizën duke u futur në çadër dhe u mundua të çonte përtej Shqipërisë, duke u dalë kundër të gjithë partnerëve”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, ka vijuar ai, të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se PS bëri të gjitha përpjekjet për të adresuar krizën, përpjekje që sipas tij nuk i ka bërë asnjë qeveri më parë.
“U tërhoqëm nga zgjedhjet në Kavajë sepse donim t’i jepnim PD një shans real për t’u kthyer në rrugën e arsyes. Tërheqja nga Kavaja nuk ishte prova se ne kishim frikë, por sepse neve na dhimbsen edhe qetësia e njerëzve, por edhe procesi demokratik”, është shprehur Rama.
Ai ka shtuar më tej se pavarësisht se përplasja politike ndodhet pranë zgjidhjes, PD vazhdon të bëjë lojra. “Loja e PD vazhdon, ndërsa ne jemi në një rrugë për të bërë shtet dhe duhet të jemi forca e shembullit të respektit të ligjit dhe njerëzve, me pushtet apo pa pushtet”, ka theksuar Rama.
Ai ka pohuar se, shtyrja e zgjedhjeve është e pamundur për faktin se qytetarëve nuk mund t’u mohoet e drejta për të gjykuar qeveritë.
Ndërsa ka nënvizuar se PD ka kohë deri në mesnatë për të vendosur përfundimisht, Rama, me humor, ka thënë se, “Lulit iu luta si Romeo Zhuljetës”./ Top Channel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?