Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po mendon për krijimin e një aleance ushtarake të stilit të NATO-s mes vendeve arabe.
Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, sipas të cilës qëllimi i kësaj nisme të Trump është udhëheqja e luftës kundër terrorizmit nga kjo aleancë, por jo vetëm.
Sipas gazetës, që denoncoi e para dorëzimin e informacioneve sekrete nga Trump tek ministri i Jashtëm rus, qëllimi kryesor i kësaj nisme është ngritja e një muri të fortë kundër Iranit.
“Plani në fjalë është një arkitekturë për sigurinë kombëtare dhe parashikon një rol prej lideri të Arabisë Saudite”, shkruan “Washington Post” në edicionin online.
Jo më kot, Riadi do të jetë një ndalesë kyçe e turit të parë jashtë shtetit të Trump, ku presidenti do të shpalosë planin e tij, transmeton tch.
Por ndërkohë, Trump do të nënshkruajë me liderët sauditë edhe një marrëveshje 100 miliardë-dollarëshe për shitjen e armëve për ushtrinë arabe.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...