Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është një lojtar që një numër i madh klubesh në Premierë Ligë dhe Serie A dëshirojnë të nënshkruajnë me të.
Gjatë javëve të fundit është spekuluar se mund të largohet nga ‘Camp Nou’ për transferimin te një klub tjetër me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Ky informacion ka alarmuar disa nga klubet më të mëdha në Evropë dhe njëri nga ta është edhe finalisti i Ligës së Kampionëve këtë edicion, Juventusi. Në Itali madje ekzistojnë raporte se është shtruar ofertë për mesfushorin.
Bazuar në media të ndryshme, Juventusi ka një ofertë të gatshme në tavolinë për Rafinhan, marrëveshja e të cilët me Barcelonën skadon në vitin 2020.
Rafinha është një lojtar me të cilin Juventusi do të dëshironte ta përforconte mesfushën e tyre./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...