Zvicrës i bashkohet edhe një lojtar nga Kosova (FOTO)

15:37 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Albian Ajeti, sulmuesi kosovar, i St Gallenit, do t’i bashkohet përfaqësueses A të Zvicrës.

Kolonisë së shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës pritet t’i shtohet edhe një emër i ri. Fjala është për sulmuesin kosovar të St Gallenit, Albian Ajeti, shkruan gazeta e njohur zvicerane, Blick.

Selektori i helvetikëve, Vladimir Petkovic pritet ta ftoj Ajetin në përfaqësuese për ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, e cila luhet me 1 qershor, dhe Ishujve Faroe, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Ajeti ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e St. Gallenit. 20 vjeçari, i cili është rritur në Zvicër, ka preferuar të luajë për shtetin helvetik para Kosovës.

Ai nga vitit 2012 e deri më 2015 ka veshur fanellën e grupashëve U-16,  U-17,  U-17,  U-18,  U-20,  U-21 të Zvicrës. Dhe tani do ta realizoj ëndrrën duke luajture me ekipin A të këtij vendi, përcjell Express.

Pjesë e Zvicrës janë gjashtë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, dhe Shani Tarashaj.

Ajeti refuzon Kosovën, zgjedh Zvicrën (Foto)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme