Për familjen e invalidit të UÇK-së, Dibran Qela nga Mitrovica sot ishte një ditë e veçantë, pasi që vajza e tij, Albina Qela, u kthye nga Turqia ku ishte për shërim prej gjashtë muajsh.
Shtatë vjeçarja e cila vuante nga sëmundja e leukemisë më 1 dhjetor ishte nisur për shërim në Turqi, ndërsa sot u kthye shëndosh e mirë, raporton Veriu.info.
Shërimi i saj u mundësua falë një memorandumi bashkëpunimi të bërë kohë më parë në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qeverisë turke, të realizuar përmes ambasadës së Kosovës në Turqi i cili parasheh financimin e shërimit të 100 pacientëve në vit, me ç’rast shteti turk e ka mbuluar gjithë shërimin e Albinës në spital.
Për ta pritur Albinën në aeroportin e Prishtinës kishin dalë familjarë të shumtë të saj dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e kishte ndihmuar dërgimin Albinës në Turqi, duke lehtësuar gjithë këtë proces, por edhe duke ia paguar personalisht biletat e udhëtimit. Bekim Haxhiu edhe në ditën e shkuarjes pë Turqi kishte dalë për ta përcjellë Albinën, shkruan Veriu.info.
Bashkë me Albinën e vogël në Turqi kishte qëndruar edhe nëna e saj për gjatë gjithë kohës.
Në një deklarim të shkurtër për Veriu.info, Dibran Qela, babai i Albinës, ka falënderuar deputetin Bekim Haxhiu, ambasadën e Kosovës në Turqi, shtetin e Turqisë, Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, por edhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri për ndihmën që i ka dhënë në vazhdimësi. Dibrani ka bërë të ditur se tash vajza e tij duhet të ndjek një terapi në QKUK, për një kohë të caktuar.
Kujtojmë se djemtë e Agim Bahtirit para një viti ia kishin ndërtuar një shtëpi të re Dibran Qelës./Veriu.info/
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...