Google ADS

Basha sfidon publikisht Ramën: Ne pranojmë pa kushte propozimet e SHBA-ve, po ti?

15:44 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një letër publike kryeministrit Rama ku thekson se PD dhe partitë opozitare kanë pranuar propozimet e platformës McAllister pa asnjë kusht duke i kërkuar atij që të konfirmojë se edhe e majta i pranon.

“Dua t’ju konfirmoj se që prej ditës së djeshme ora 12:00, opozita ka pranuar pas asnjë kusht propozimin e integruar të NdihmësZëvendës Sekretar i Shteit z.Hoyt Yee. Ju bëjmë thirrje edhe juve që të pranoni publikisht pa kushte propozimin e SHBA-ve…”., – shkruan Basha në letrën e tij duke ia hedhur tashmë Ramës “topin” në fushë. /albeu.com/

screenshot_6

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme