Google ADS

Xhaferi i kënaqur që Ivanovi ia dorëzoi mandatin Zaevit

15:18 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se është i kënaqur që presidenti Ivanov ia dha mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar qeverinë.

I pyetur se kur do të ketë një seancë për të formuar qeverinë, Xhaferi tha se nuk varet nga ai, por nga mandatari që është emëruar i cili ka afat prej 20 ditëve për të formuar qeverinë,  raporton TetovaSot.

Përndryshe Xhaferi sot ishte në prokurori për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.

Në prokurori Xhaferi ka thënë se dëshmia e tij do të ndihmojë hetimin për të gjetur autorët dhe organizatorët e kësaj ngjarje, si dhe kush i hapi dyert e Kuvendit për të hyrë protestuesit brenda ndërtesës së kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme