Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kandidati i koalicionit të LDK-së për kryeministër të Kosovës Avdullah Hoti do të punojë më shumë se sa që ka punuar vet ai si kryeministër.
“Ne mund të lavdërohemi ose të argumentojmë se kemi punuar mjaftë shumë në krijimin e rrethinës institucionale dhe rrethinës ekonomike për ta përmirësuar rolin dhe pozitën e gruas, por poashtu besoj shumë se kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ( kjo tregon edhe për pranimin e plotë të kandidat tonë për kryeministër nga ju që është një vlerë shumë e madhe), por besoj shumë se ai jo vetëm se do të vazhdoj, por do të punoj edhe më mirë sesa që kam punuar unë, do të jap rezultate edhe më të mira, ndërkaq do ta ketë përkrahjen tonë të plotë edhe timen edhe gjithë tjerëve’, ka deklaruar Mustafa gjatë një konference të mbajtur sot ‘Me gruan për zhvillim të qëndrueshëm.
Mustafa ka theksuar se këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ecet rrugës së zhvillimit ekonomik apo do të ecet rrugës së rikapjes edhe të njëhershme të këtij shteti që sipas tij do të ishte dëm i madh për vendin tonë.
“Këto zgjedhje mendoj se po ashtu do të vendosin se a do të hyjmë në rrugën e çlirimit të vendit tonë nga korrupsioni, nga krimi i organizuar apo do t’ju rikthehemi praktikave skandaloze me të cilat për fat të keq jemi ballafaquar dhe të cilat po i kushtojnë dhe do t’i kushtojnë fort këtij vendi”, u shpreh Mustafa.
Duke folur për rolin e gruas Mustafa tha se gruaja është bartëse, është kreatore e zhvillimit pozitiv, është simbol i punës, simbol i përkushtimin, simbol i ndershmërisë dhe simbol veçmas i emancipimit të shoqërisë sonë.
“Dhe mund të them se kur një parti ka gra të tilla të mobilizuara dhe të orientuara, atëherë as ajo parti siç është Lidhja Demokratike as shoqëria jonë nuk mund të brengoset për ardhmërinë e saj”, tha Mustafa.
Mustafa e konsideron si të rëndësishme qasjen në të drejtat pronësore të grave.
“Ne kemi bërë disa hapa të mirë konsideroj edhe si Qeveri dhe si shoqëri në mënyrë që të sigurojmë që gratë të regjistrojnë pronat në emër të tyre dhe në emër të burrave që është hap i rëndësishëm, por po ashtu hap i rëndësishëm është që ne të sigurojmë qe ato gjithë këtë të drejta ta realizojnë për zhvillim, për hapje të bizneseve dhe për hapje të vendeve të reja të punës”, ka theksuar Mustafa.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...